Familja Bytyqi nga Qylaga i bashkohet PDK-së, mbështetje për Shukri Bujën

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Lipjan ka njoftuar për një aderim të ri në radhët e saj.
Bekim Bytyqi nga fshati Qylagë, së bashku me familjen e tij, të cilët deri më tani kanë qenë anëtarë të LDK-së, kanë kaluar në PDK duke i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të komunës, Shukri Buja.
“Ky bashkim është dëshmi se vizioni ynë për zhvillimin e Lipjanit po fiton gjithnjë e më shumë përkrahje nga qytetarët e të gjitha fshatrave e lagjeve. Fitorja është e jona!”, thuhet në njoftimin e PDK-së së Lipjanit.