Arjan Bogaj nga Komorani, personi që humbi jetën në aksident trafiku

Me pikëllim të madh, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bogaj nga Komorani, pas ndarjes nga jeta në një aksident tragjik të bashkëqytetarit tonë Arjan Bogaj, në Korroticë të Epërme, natën e mbrëmshme.

Më poshtë ju sjellim telegramin e ngushëllimit të plotë:
Telegram ngushëllimi

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëqytetarit tonë, Arjan Bogaj, në aksidentin e ndodhur mbrëmë në Korroticë.

Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bogaj nga Komorani, miqve dhe të afërmve të tyre, duke ndarë dhembjen dhe tronditjen me ju në këtë moment të rëndë.

Jeta e humbur në moshë të re është një plagë e madhe për familjen dhe gjithë qytetarët tanë. Lutemi që Zoti t’i japë forcë familjes Bogaj për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë, e Arjanin ta mëshirojë.
Ngushëllime të sinqerta!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë