Aksident me fatalitet afër Komoranit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.
Viktima fillimisht u dërgua në QMF të Komoranit, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij pak pas orës 03:00.
Policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.