Ramiz Lladrovci pritet me mbështetje të fuqishme nga familja Topilla në Gllanasellë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili garon për një mandat të ri nga iniciativa “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, mbrëmë ishte mysafir në familjen Topilla në fshatin Gllanasellë.
Familja Topilla e priti ngrohtësisht dhe i konfirmoi mbështetjen e plotë për garën e 12 tetorit, duke dëshmuar edhe një herë respektin dhe besimin që Lladrovci gëzon në mesin e banorëve të kësaj ane.
Kandidatura e tij po vazhdon të mbështetet fuqishëm nga shumë familje e fshatra të komunës, duke e përforcuar bindjen se Drenasi do të vazhdojë rrugën e suksesit me kryetarin aktual.
“Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” mbetet zëri i qytetarëve që vlerësojnë punën dhe përkushtimin e tij.