Gjuajtje me armë në Korroticë të Poshtme, interevenon policia

Një rast i përdorimit të armës është raportuar në fshatin Korroticë e Poshtme të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas policisë, një person i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësiti policor ka arritur të konfiskojë pistoletën me të cilën dyshohet se është kryer veprimi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë