Arrestohet një person në Drenas për armëmbajtje pa leje

Policia ka arrestuar një person në Drenas, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur një pistoletë me 6 fishekë, transmeton portali DrenicaOnline.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./DrenicaOnline/