Shukri Buja takon profesor Muhamet Karpuzin: Mbështetje e fuqishme për kandidaturën në Lipjan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim miqësor me profesor Muhamet Karpuzi, të cilin e cilësoi si figurë të shquar të arsimit, veprimtarisë kombëtare dhe jetës institucionale.

“Profesor dhe veprimtar i shquar, me kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, ku mori detyra me rëndësi jetike për luftën dhe popullatën. Pas luftës, ai u angazhua në Qeverinë e Përkohshme në Komunën e Lipjanit si udhëheqës i sektorit të informimit, duke vendosur themelet e institucioneve komunale”, tha Buja.

Ai theksoi se Karpuzi është autor i dy librave të botuar dhe një zë i fortë për zhvillim e përparim në Shalë, ndërsa sot mbështet fuqishëm kandidaturën e tij për kryetar të Lipjanit.

“Profesor Karpuzi jep mbështetje të vendosur për fitoren dhe për ecjen përpara të Lipjanit”, shtoi Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë