Një i vdekur dhe pesë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë (Pamje)

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident janë të përfshira një autobus i udhëtarëve dhe një veturë, gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, por njëri nga të lënduarit nga mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.”, tha ai.

.

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë