Lladrovci reagon ndaj Abelard Tahirit: “Kur shkon në selinë me logo në Drenas, a përqafohesh me ata që të quajtën i biri i spiunit?”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin Pressing në T7. Tahiri tha se në Drenas kandidati i PDK-së përkrahet “me sy mbyllur” dhe se zgjedhjet në këtë komunë i fiton partia, e jo kryetari aktual.

Në një status në Facebook, Lladrovci e quajti Tahirin “ish ministër meteor”, duke aluduar se ai riktheu figurën e “Dadës Razë”.

“Sonte, ish ministri meteor, e riktheu ‘Dadën Razë’, paska folë për zgjedhjet në Drenas. Vëmendje: Disa i përvetësojnë meritat e dikush i ka ato. Vetëm një pyetje, ish ministër, kur shkon në selinë me logo, në Drenas, a përqafoheni edhe me ata që të quajtën ‘i biri i spiunit’ para katër vjetëve?” – ka shkruar Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë