Isak Neziri i jep lamtumirën mikut të shqiptarëve në Mynih: “Një familjar i dytë për ne emigrantët”

Ish kandidati për deputet dhe afaristi i suksesshëm në Gjermani, Isak Neziri, ka ndarë një mesazh prekës me rastin e ndarjes nga jeta të mikut të shqiptarëve në Mynih, Walter Kraus (1934–2025).

“Sot në Mynih, me dhimbje e zemër të thyer i dhamë lamtumirën e fundit mikut tonë të madh, Walter Kraus. Për më shumë se 40 vite, ai ishte krah shqiptarëve – një mbështetës, një familjar i dytë për ne emigrantët, e një njeri i madh që la gjurmë të pashlyeshme”, ka shkruar Neziri.

Ai ka theksuar se ka pasur nderin ta njohë dhe të mësojë nga Kraus, ndërsa kujton se miqësia e tyre vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit me djalin e tij, i cili është partner i Nezirit në biznes.

“Pusho në paqe, mik i dashur”, përfundon mesazhi i Isak Nezirit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë