Miqtë i hyjnë dajak dhëndrrit në Drenas, e bëjnë për spital – arrestohen

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.
Një rast i tillë është raportuar në Drenas, ku dy vëllezër kanë sulmuar brutalisht dhëndrrin e tyre.
Viktima ka deklaruar se është rrahur keq dhe ka pësuar lëndime serioze pasi është goditur me grusht dhe me boks metalik në kokë, shkruan Sinjali.
Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Drenas, ndërsa më pas është transferuar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Dy të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në ndalim 48 orë.