Shukri Buja merr mbështetje të madhe nga shtabi zgjedhor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me shtabin e degës së PDK-së në Lipjan, ku është dëshmuar entuziazmi i madh i strukturave dhe aktivistëve për fitoren e pritshme në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë takimit, është theksuar gatishmëria e secilit anëtar për t’u angazhuar maksimalisht në terren, me qëllim që projekti politik i PDK-së të marrë mbështetjen e qytetarëve lipjanas. Atmosfera e krijuar në këtë tubim ka reflektuar besimin dhe bindjen se PDK me Shukri Bujën në krye do të rikthehet në drejtimin e komunës.

“Entuziazmi dhe mobilizimi i sotëm dëshmon se Lipjani është gati për ndryshim dhe për fitore,” është shprehur Buja, duke falënderuar të gjithë aktivistët për përkushtimin e tyre.

Strukturat e degës së PDK-së në Lipjan kanë konfirmuar se do të vazhdojnë me ritëm të lartë aktivitetet në gjithë territorin e komunës, duke takuar qytetarët dhe duke prezantuar programin për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe zhvillimore.

Beteja elektorale, sipas tyre, tashmë ka nisur me shenja të qarta suksesi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë