Aktori i njohur, kandidat për asambleist në Drenas: “Drenasi po shndërrohet falë lidershipit të Ramiz Lladrovcit”

Arjanit Hoti, aktori i njohur dhe kandidat për një mandat në Asamblenë Komunale të Drenasit, ka shprehur mbështetjen e tij për lidershipin e kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, transmeton portali DrenicaOnline.
Hoti thekson se dikur Drenasi ishte një qytet i heshtur, ndërsa sot është ndër komunat më të përfolura në Kosovë.
Ai e lidh këtë ndryshim me vizionin dhe përkushtimin e kryetarit Lladrovci, i cili i ka dhënë komunës dinjitetin që meriton.
“Bashkë, vazhdojmë të ndërtojmë Drenasin që duam dhe që qytetarët e meritojnë”, tha Hoti, duke ftuar qytetarët për pjesëmarrje aktive dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme./DrenicaOnline/