Gjendet i vdekur një person në Prekaz, policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në Skenderaj. Rreth orës 10:00 policia është njoftuar përmes telefonit se në afërsi të fushës së sportit në fshatin Prekaz i Poshtëm, në një zonë pyjore, është parë një person pashenja jete.

Menjëherë pas njoftimit, patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes rreth orës 10:20 dhe ka konfirmuar rastin. Viktima, një burrë rreth 65 vjeç, u gjet i vdekur, ndërsa mjeku kujdestar i autoambulancës që mbërriti rreth orës 10:30 konstatoi se ai ishte pa shenja jete.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë e hetuesisë janë njoftuar për të kryer procedurat e nevojshme. Viktima ende nuk është identifikuar.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë