Shukri Buja nis ditën me kafe më Safet Krivaçën, gazetar dhe shkrimtar i njohur

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim të veçantë me Safet Krivaçën, gazetar dhe shkrimtar i njohur nga Gadimja.

Safet Krivaça ka një karrierë të gjatë në gazetari dhe media. Ai ka studiuar Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe ka punuar në gazetën e studentëve Bota e Re. Më pas ka qenë redaktor dhe kryeredaktor përgjegjës në gazetën Fjala Jonë, gazetar në Koha Ditore dhe Kosova Sot, si dhe ka bashkëpunuar me revistën Kosovarja. Ai ka shkruar gjithashtu për media në Shqipëri dhe ka kontribuar në programe dokumentare të televizioneve evropiane mbi krimet serbe në Kosovë, duke u njohur për reportazhe dhe shkrime dokumentare nga lufta. Aktualisht është kryeredaktor në portalin Telegram News.

Përveç gazetarisë, Safet Krivaça merret edhe me prozë dhe poezi. Ai ka botuar librat Ferri drejt varrezës masive dhe Ura e lotëve, ndërsa përmbledhja e tij me poezi Natë për vetëvrasje i është dhuruar sot Shukri Bujës nga vetë autori.

“Është një kënaqësi e veçantë që pjesë e kontributit për ndryshimin në Lipjan do të jetë edhe Safeti. Faleminderit, Safet!”, ka thënë Buja pas takimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë