Lladrovci bënë homazhe për mësuesin hero Fazli Grajçevci dhe dëshmorin Fadil Krasniqi

Sot, në shënim të 61-vjetorit të rënies së mësuesit hero Fazli Grajçevci, janë mbajtur homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij qëndrestare.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin, z. Arben Shala, si dhe drejtorë të drejtorive komunale, bënë homazhe pranë varrit të heroit Fazli Grajçevci, duke kujtuar veprimtarinë e tij atdhetare dhe sakrificën për lirinë e vendit.
Mësuesi hero Fazli Grajçevci mbetet një simbol i qëndresës dhe i përkushtimit atdhetar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër breza dhe duke qenë frymëzim për idealin e lirisë.
Po ashtu u bënë homazhe edhe në Negroc, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Fadil Krasniqi, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.
Lavdi jetës dhe veprës së mësuesit hero Fazli Grajçevci!
Lavdi dëshmorit të kombit Fadil Krasniqi!