Zjarr pranë trafos në Shtrubullovë, lokalizohet falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve (Foto)

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, në afërsi të një trafoje të energjisë elektrike.
Për shkak të lokacionit dhe afërsisë me instalimet elektrike, niveli i rrezikshmërisë ka qenë i lartë. Megjithatë, falë intervenimit të shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve të Drenasit, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar në një kohë rekord, duke evituar përhapjen e mundshme në zonën përreth, transmeton portali DrenicaOnline.
Banorët e fshatit janë shprehur të befasuar dhe falënderues për reagimin e menjëhershëm dhe punën profesionale të zjarrfikësve.
Fatmirësisht nga incidenti nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia po heton shkakun e zjarrit./DrenicaOnline/