Shukri Buja zhvillon takim me gra dhe vajza lipjanase, premton masa konkrete për fuqizimin e tyre

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Adelinen ka zhvilluar një takim të frytshëm me gra dhe vajza të reja nga qyteti i Lipjanit, ku janë diskutuar idetë dhe mundësitë për fuqizimin e rolit të tyre në shoqëri, transmeton portali DrenicaOnline.
Buja theksoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërmarrë masa konkrete për përmirësimin e jetës së familjeve dhe të grave, duke përfshirë: rritjen e përfaqësimit të tyre në institucione dhe vendimmarrje, aftësimin profesional, punësimin dhe vetëpunësimin, si dhe përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme socio-ekonomike.
Ai u shpreh se fuqizimi i gruas mbetet një ndër prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës për Lipjanin./DrenicaOnline/