Shukri Buja po merr gjithnjë e më shumë përkrahje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në takimet e mbajtura në Gllogoc dhe në Jeta e Re është tregues i qartë i fitores në zgjedhjet e ardhshme lokale, transmston portali DrenicaOnline.

Sipas tij, fryma fituese u ndje fuqishëm në takimet me shtabin e PDK-së në këto dy lokalitete, ku qytetarët treguan mbështetje të madhe.

Buja ka premtuar se Gllogoci dhe Jeta e Re do të bëhen pjesë e një zhvillimi të integruar urban me qytetin e Lipjanit, përmes investimeve të shtuara dhe projekteve konkrete gjatë mandatit të ardhshëm.

Ai shtoi se garanci për realizimin e këtij vizioni është Ferizi nga Gllogoci, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale, të cilin e cilësoi si “zërin e fuqishëm të qytetarëve të këtij lokaliteti”./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë