E dhimbshme: Ky është shoferi që vdiq pasi humbi kontrollin dhe goditi disa automjete të parkuara në Nekoc të Drenasit

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në Nekoc të Drenasit, ku ka humbur jetën Sh. Bylykbashi, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara

Lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.  Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një  automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”

.

.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë