Shukri Buja takon profesoreshën Shyhrete Kelmendi, ikonën e arsimit shqip në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka nisur ditën me një kafe mëngjesi së bashku me profesoreshën Shyhrete Kelmendi, të cilën e cilësoi si ikonë të arsimit shqip në komunë, transmeton portali DrenicaOnline.

Shyhrete Kelmendi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe thelbësor në arsimimin e shumë brezave gjatë viteve ’90, në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku vazhdon të japë mësim edhe sot.

“Profesoreshë Shyhrete përfaqëson më së miri shembullin e gruas shqiptare të arsimuar, të edukuar dhe kontribuese për shoqërinë dhe vendin. Faleminderit për kontributin tuaj në të kaluarën dhe tani po ashtu si profesore në të njëjtën shkollë”, u shpreh Buja./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë