Shtiu me armë në aheng familjar në Skenderaj, arrestohet nga policia

Një person është arrestuar mbrëmjen e 11 gushtit 2025 në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një revole me gas, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej./DrenicaOnline/
.
.
.