Bilanc i zi: Gjashtë të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë – pesë u vranë, një u mbyt në aksident

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur gjashtë persona. Pesë janë vrarë dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Vrasja e fundit ka ndodhur para pak minutash në Hajvali.

Kosova nuk po gjen qetësi nga vrasjet. Para pak minutash një rast tjetër ka ndodhur në Hajvali, ku pas disa të shtënash me armë zjarri ka vdekur një person.

Rreth një orë para kësaj vrasje, një person vdiq pas lëndimeve që mori nga një aksident në Komoran, ku u përfshinë gjashtë vetura.

Tragjike ishte edhe dita e diele, ku ndodhi vrasje e trefishtë në Gjilan.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë