Incident i armatosur në Polac, plagoset një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Polac të Skenderajt, më 10 gusht 2025, rreth orës 09:00, pasi ishte përfshirë në një rrahje mes disa personave.

Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave është plagosur vetë i dyshuari. Ai ka marrë tretman mjekësor për plagët e pësuara.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një predhë fisheku.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë