PDK: Lipjani ende pa stacion funksional të autobusëve – qytetarët presin në rrugë (VIDEO)

Dega e PDK-së në Lipjan ka publikuar një video ku paraqitet gjendja e mjerueshme e stacionit të autobusëve në qytet, duke e cilësuar këtë si pasqyrë të mungesës së kujdesit për nevojat bazike të qytetarëve.

Sipas përshkrimit, stacioni aktual është i degraduar dhe i braktisur, pa asnjë shërbim për udhëtarët. Nuk ka hapësirë pritjeje, informacione për linjat apo oraret, e as sistem orientimi. Qytetarët detyrohen të presin në trotuare, në rrugë dhe nën qiellin e hapur, pa kushte elementare.

“Kjo nuk është shenjë zhvillimi, por një pasqyrë e një komune që e ka humbur ndjeshmërinë për nevojat bazike të njerëzve. Në vend të planifikimit urban, Lipjani po përjeton rrëmujë dhe improvizim,” thuhet në reagim.

Në përfundim, theksohet se transporti publik nuk është luks, por nevojë dhe e drejtë e çdo qytetari.

Në video, ish-kryetari i komunës dhe kandidati aktual, Shukri Buja, shprehet për një qeverisje që nuk e injoron qytetarin dhe për një Lipjan që funksionon.


VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë