Ajvaz Berisha në mesin e mërgimtarëve në Drenas: “Zëri i tyre duhet të dëgjohet”

Pas përfundimit të mbledhjes së rregullt, Kryetari i “Bashkimit Demokratik”, Prof. Dr. Ajvaz Berisha, së bashku me nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë, vizituan ambientet ku po zhvillohet aktiviteti tradicional “Muaji i Mërgatës 2025” në Drenas.

Kjo ngjarje, që po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe të të rinjve dhe bashkatdhetarëve tanë, ka për synim forcimin e lidhjeve me mërgatën, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve verore kur ata kthehen në vendlindje.

Kryetari Berisha, duke vlerësuar kontributin e çmuar të mërgatës, potencoi rëndësinë e përfshirjes së tyre në zhvillimin ekonomik e shoqëror të komunës, duke theksuar se “Zëri i mërgimtarëve duhet të dëgjohet dhe ata duhet të jenë kontribuues direkt në zhvillimin e komunës sonë.”

Ai shtoi se për “Bashkimin Demokratik”, mbështetja për mërgatën dhe nxitja e investimeve të tyre në vendlindje mbetet një ndër prioritetet kryesore, njësoj si edhe angazhimi i të rinjve si frymë e re e ndryshimit dhe bartës të proceseve progresive.

“Pushime të këndshme në vendlindje, të dashur vëllezër mërgimtarë!”, përfundoi ai mesazhin e tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë