Vajza e mitur dyshohet se është rrëmbyer në Drenas

Një rast i rëndë i rrëmbimit është raportuar në Policinë e Kosovës nga një qytetar i Drenasit, i cili ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit policor, ankuesi ka deklaruar se pas daljes së vajzës nga shtëpia, ajo nuk ka dhënë asnjë shenjë. Gjatë kontrollit të kamerave të sigurisë, është vërejtur se ajo ka hipur në një veturë me targa të panjohura.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante hetimore./DrenicaOnline/ (Foto: Arkiv)
.
.
.