Rrahje në Baicë të Drenasit, një person përfundon më spital e një tjetër prapa grilave

Një përleshje mes dy personave në fshatin Baicë ka përfunduar me arrestimin e të dyshuarve nga Policia e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 14:30, ku dy meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje.

Të dy të përfshirët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar fillimisht nga stafi mjekësor.

Pas trajtimit, ata janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë