Shukri Buja takon banorët e Magures, u premton trefishim investimesh në mandatin e ardhshëm

Magura po vazhdon të dëshmohet si një nga shtyllat kryesore të mobilizimit për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në Lipjan. Kandidati për kryetar të komunës, Shukri Buja, zhvilloi sot një takim të ngrohtë e të frytshëm me shtabin dhe përkrahësit e PDK-së në këtë vendbanim të njohur për përkushtimin ndaj kësaj force politike, transmeton portali DrenicaOnline.
“Në mandatin e ardhshëm, do të trefishojmë investimet për Magurën – në infrastrukturë, urbanizim dhe projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve,” u zotua Buja gjatë fjalës së tij para strukturave lokale.
Në takim ishin të pranishëm edhe të rinjtë Egzona, Dritoni dhe Valoni – pjesë aktive e ekipit të tij, të cilët Buja i vlerësoi si shembull të përfshirjes reale të të rinjve dhe grave në vendimmarrje.
“Ne nuk flasim vetëm për përfshirje – ne veprojmë për ta bërë atë realitet,” theksoi ai.