Postoi video duke gjuajtur me armë, arrestohet një person në Vërboc

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Vërboc të komunës së Drenasit, pasi është parë në një video të publikuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, arrestimi ka ndodhur më 30 korrik 2025, një ditë pas publikimit të pamjeve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë