Mercedesit me targa gjermane i thyhet xhami në Fushicë të Ulët, Policia në ndjekje të autorëve!

Një incident është raportuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:00, në fshatin Fushicë e Ulët të Drenasit, ku një veturë e tipit Mercedes E400 me targa gjermane është dëmtuar nga persona të panjohur, transmston portali DrenicaOnline.

Sipas informacioneve, autorët kanë thyer xhamin e veturës, e cila ka qenë e parkuar në një rrugë të fshatit. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Burime të DrenicaOnline bëjnë të ditur se në zonë ka kamera sigurie, dhe pamjet e siguruara pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa policia nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për motivin apo dëmet e tjera të mundshme.

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë