Isak Neziri: Pengmarrja e Kosovës ka emër, Vetëvendosje po e pengon vullnetin qytetar

Isak Neziri, ish-kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të demokracisë dhe pengim të vullnetit qytetar, transmeton portali DrenicaOnline.

“Pengmarrja e Kosovës ka emër! Qytetarët tashmë janë të bindur që partia më e madhe – Lëvizja Vetëvendosje – po e pengon vullnetin qytetar!”, ka deklaruar Neziri në një reagim në Facebook.

Ai shton se vendi ndodhet në një ngërç të thellë politik dhe se pak zgjidhje kanë mbetur. Sipas tij, është demokratike që “sovrani duhet ta thotë fjalën e tij”, duke aluduar në nevojën për zgjedhje të reja apo reagim qytetar për të tejkaluar krizën.

Reagimi i Nezirit vjen në një kohë kur debati për zgjedhjet e reja dhe pakënaqësia ndaj qeverisjes aktuale po intensifikohet gjithnjë e më shumë në skenën politike kosovare./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë