Zjarr në Prekaz/ Dëme në pajisje bujqësore dhe materiale ndërtimi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatin Prekaz i Epërm, më 26 korrik 2025, rreth orës 17:15, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarri ka përfshirë dhe ka shkaktuar dëmtimin e disa pajisjeve bujqësore, pemëve, materialit ndërtimor, si dhe rrethojës së oborrit. Të gjitha këto ishin në pronësi të dy qytetarëve vendorë.

Shkaktarët e zjarrit mbeten të panjohur për momentin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga policia.

Policia bën apel për kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta, si dhe për raportim të menjëhershëm të çdo rasti të ngjashëm./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë