Rinia e PDK-së në Drenas shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit në parti

Kryetari i Rinisë Demokratike në Drenas, Dion Hajdari ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me diskutimet për ndryshime të mundshme në kandidaturën për kryetar komune nga radhët e PDK-së.

Sipas Hajdarit, Ramiz Lladrovci ka qenë një figurë unifikuese dhe përfaqësuese e vlerave të partisë, ndërsa çdo ndryshim i pa konsultuar me bazën rrezikon të krijojë ndasi dhe të dobësojë pozicionin e partisë në bastionin e saj tradicional.

Postimi i plotë:

Të zëvendësohet një personalitet me këtë peshë dhe përkrahje qytetare me kandidatë të pa testuar në terren është një vendim i rrezikshëm, që mund të minojë seriozisht pozicionin e PDK-së në këtë komunë.

Si Kryetar i Rinisë Demokratike në Drenas, ndjej obligim moral dhe politik ta them hapur: Ngërçi brenda PDK-së për të mos i besuar Ramiz Lladrovcit edhe një mandat tjetër si Kryetar Komune është një gabim i madh që rrezikon seriozisht bastionin tonë historik.

Drenasi nuk është vetëm një komunë, është simbol i rezistencës, i besnikërisë ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vizionit që kanë ndërtuar liderët tanë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Ramiz Lladrovci ka qenë vazhdimësia e këtyre vlerave në nivel lokal dhe garanci për stabilitet e zhvillim.

Të heqësh dorë nga një lider i tillë, për shkak të kalkulimeve të brendshme apo interesave të ngushta, do të thotë të hapësh derën e përçarjes, të dobësosh strukturat lokale dhe të rrezikosh humbjen e përkrahjes që na ka mbajtur fitues për vite me radhë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë