Ky është 73-vjeçari që ndërroi jetë 11 ditë pas aksident në Drenas – sot i jepet lamtumira e fundit

Ka ndërruar jetë një 73-vjeçar, i cili ishte lënduar rëndë më 14 korrik 2025, si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Baicë të Drenasit.
Bëhet fjalë për Rrustem Vilakun, i cili po drejtonte veturën e tij të tipit Renault Megane me ngjyrë të gjelbër, kur kishte humbur kontrollin dhe kishte pësuar aksident të rëndë.
Sinjali raportoi se i ndjeri ishte në repartin intensiv të QKUK-së për 11 ditë pas aksidentit, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:30, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me datë 26.07.2025 në ora 17:00 në lagjen Vilaku.
.
.
.
.