Skenderaj: I shpëtohet jeta një fëmije 2-vjeçar që kishte gëlltitur mish me asht

Një fëmije 2-vjeçar në Skenderaj i është shpëtuar jeta pasi kishte gëlltitur një copë mishi me asht, e cila kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur familjarët e dërguan urgjentisht në QKMF-në e Skenderajt.
Sipas stafit mjekësor, fëmija kishte ardhur pothuajse pa vetëdije, ndërsa sekondat ishin vendimtare. Falë reagimit të shpejtë të doktorit Armend Ahmeti, infermierëve Arxhend Ahmeti dhe Bajram Bajra, vogëlushi u stabilizua pas ndërhyrjes së menjëhershme.
“Jeta fitoi përballë vdekjes për pak sekonda”, thuhet në njoftimin e ekipit të emergjencës.
.
.
.
.