Detaje për vdekjen e dy punëtorëve të ndërtimit, ranë nga kati i 2-të i një objekti

Dy punëtorë kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot paradite në një objekt ndërtimi në Gjakovë.
Indeksonline mëson se të dy punëtorët kanë rënë nga kati i 2-të i një objekti ndërtimi.
Punëtorët e ndërtimit e kanë humbur jetën pasi janë rrëzuar porsa kanë filluar punën në orët e para të mëngjesit.
Menjëherë pas aksidentit ata janë dërguar në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” Gjakovë, në emergjencë, por me gjithë përpjekjet e ekipit mjekësor, fatkeqësisht nuk kanë arritur t’u mbijetonin plagëve të marra.
.
.
.
.