Një person gjendet i vdekur në banjon e HIB Petrol në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete në banjon e pikës së derivateve HIB Petrol.

Burime të DrenicaOnline bëjnë të ditur se Emergjenca e QMF-së në Komoran është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës 56-vjeç, ndërsa identiteti ende nuk është bërë i ditur.

Sipas informacioneve të para, e ndjera është gjetur në ambientet sanitare të pikës së karburantit, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura për momentin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kujdestar ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

DrenicaOnline do t’iu mbaj të informuar për rastin…

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë