Aksident i rëndë në Gllarevë, dy autoambulanca nisen drejt vendin të ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodh rreth orës 18:30, në Gllarevë të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka njoftuar se ka edhe të lënduar.

Gazeta Sinjali merr vesh se janë lënduar mbi pesë persona, por mund të ketë edhe më shumë – kjo pasi dy autoambulanca janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti.

Numri i të lënduarve nuk është konfirmuar akoma, sikur edhe nuk dihet ende se sa vetura janë të përfshira në aksident.

Sipas disa pamjeve që i ka siguruar Gazeta Sinjali, së paku dy vetura shihen të aksidentuara.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë