Drenica sjell energjinë e saj në Lipjan, Ardit Cani garon për mandatin e dytë si asambleist i PDK-së

Ardit Cani, një i ri energjik me prejardhje nga Drenica dhe i rritur me vlerat e punës, përkushtimit dhe dinjitetit, rikandidon për mandatin e dytë si anëtar i Kuvendit Komunal të Lipjanit nga PDK. Inxhinier i Agrokulturës dhe Mjedisit, Arditi është mishërim i një gjenerate të re të profesionistëve që nuk mbeten të izoluar në teori, por janë vazhdimisht pranë qytetarëve, shkruan portali DrenicaOnline.
“Gjatë mandatit të tij të parë, ai u dallua si një nga zërat më kritikë dhe aktivë në institucionet komunale. Nuk hezitoi të denoncojë padrejtësitë, neglizhencën dhe mungesën e transparencës, duke ngritur vazhdimisht zërin për problemet e përditshme të qytetarëve: mungesën e ujësjellësit, ndriçimin publik, rrugët e pashtruara dhe çështje të tjera jetike për komunitetin, ka thënë Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.
Ardit Cani nuk është vetëm kritik – ai është veprues. Ka organizuar nisma qytetare, ka mobilizuar komunitetin dhe ka qenë i pranishëm në çdo lagje e fshat ku ka pasur nevojë për zgjidhje konkrete. Nën angazhimin e tij, janë realizuar projekte që sot kanë përmirësuar jetën e dhjetëra familjeve në Lipjan.
Kandidatura e tij përkrahet fuqishëm nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – forca politike që ka qenë gjithmonë në ballë të ndryshimeve pozitive, e cila investon tek rinia, qytetaria aktive dhe zhvillimi i qëndrueshëm lokal.
Me Ardit Canin në Kuvend dhe me PDK-në në udhëheqje, Lipjani fiton një zë të fuqishëm, një vizion të qartë dhe një garanci për zhvillim të vazhdueshëm./DrenicaOnline/