Kanosje me armë në Skenderaj/ Arrestohet një person, konfiskohet pushkë gjahu dhe municion

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Skenderaj, pasi dyshohet se ka kanosur një tjetër me armë zjarri, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2025, rreth orës 19:00. I dyshuari mashkull kosovar është kapur nga policia pas raportimit se kishte kërcënuar viktimën (gjithashtu mashkull kosovar) me armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu, 22 fishekë të kalibrit 12 mm dhe 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë