Prishet luhaja në Skenderaj/ 6 persona të lënduar, 3 nisen drejt spitalit

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ku si pasojë e prishjes së një luhaje, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton.portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Të lënduarit janë pesë femra dhe një mashkull, të gjithë shtetas kosovarë, ndër ta tre janë të mitur.

Pas incidentit, të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, policia ka intervistuar dy persona të dyshuar – pronarin dhe një punëtor të lojërave. Me vendim të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë