Starton projekti banesor ‘Linda’ në Fushë Kosovë – vendoset gurthemeli nga “X Company” dhe “Al Trade”

Ëndrrat për banim modern dhe cilësor marrin jetë në Fushë Kosovë me vendosjen e gurthemelit të kompleksit banesor “Linda”, projekti i parë i kompanisë ndërtimore X Company, në bashkëpunim me kompaninë Al Trade.
Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot dhe shënoi fillimin zyrtar të ndërtimit të një prej komplekseve më premtuese në rajon. Projekti parashikon ndërtimin e banesave moderne, të ndërtuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe të përshtatura me nevojat e komunitetit lokal.
Me këtë hap të parë, X Company synon jo vetëm të kontribuojë në zhvillimin urban të zonës, por edhe të sjellë një qasje të re në mënyrën e të jetuarit në Fushë Kosovë, duke ofruar hapësira funksionale, komode dhe të qëndrueshme për familjet dhe individët që kërkojnë cilësi dhe komoditet.