Suksesi i Shahin Dervishajt/ Shqiptari që po ndërton standarde të reja në Gjermani

Ish-kandidati i PDK-së për deputet nga diaspora dhe afaristi i njohur, Shahin Dervishaj, vazhdon të jetë shembull i suksesit dhe inovacionit në Gjermani përmes kompanisë së tij Dervishaj GmbH, e cila vepron në rrethin e Shtutgartit, shkruan portali DrenicaOnline.

“Besueshmëria takon teknologjinë moderne” – ky është parimi mbi të cilin funksionon Dervishaj GmbH, kompani që falë teknologjisë së fundit dhe një ekipi profesionistësh me përvojë të gjatë, garanton përpunim të materialeve në mënyrë të shpejtë, fleksibile dhe të besueshme.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për projekte të vogla apo të mëdha ndërtimi, fabrika e drejtuar nga Dervishaj është bërë një pikë referimi e sigurt për heqjen dhe riciklimin e qëndrueshëm të materialeve ndërtimore.

Kjo kompani jo vetëm që kontribuon në ekonominë lokale, por gjithashtu mishëron vlerat e një afaristi vizionar që ruan lidhjet me vendlindjen dhe përfaqëson me krenari komunitetin shqiptar në diasporë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë