Mbahen homazhe në nderim të dëshmorit Agron Krasniqi në Llapushnik

Në Llapushnik u mbajtën homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit Agron Krasniqi, i cili ra heroikisht më 17 korrik 1998 në altarin e lirisë.

Në homazhe morën pjesë kryetari Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe familjarë të dëshmorit, të cilët me respekt dhe përulësi përkujtuan sakrificën dhe trimërinë e tij.

Përkujtimi i dëshmorëve është detyrim moral dhe kombëtar. Ata janë gurthemel i lirisë sonë dhe frymëzim i përhershëm për gjeneratat që vijnë. Nderimi i tyre është nderim për vetë identitetin dhe historinë tonë, dhe një kujtesë e vazhdueshme se liria nuk është dhuratë, por gjaku i bijve më të mirë të këtij vendi.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Nderim dhe kujtim i përjetshëm për Agron Krasniqin!

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë