5000 kg për hektar/ Fushata e korrje-shirjeve në Drenas afër përfundimit

Në Komunën e Drenasit, fushata e korrje-shirjeve është drejt përmbylljes dhe ka shkuar pa probleme. Deri më tani janë realizuar mbi 80% e korrjeve në të gjithë territorin e komunës, ndërsa Komisioni Komunal, nën drejtimin e Drejtorisë së Bujqësisë, ka ndjekur nga afër mbarëvajtjen e saj.

Në këtë sezon, janë të mbjella rreth 3000 hektarë me grurë, ndërsa rendimenti mesatar ka arritur në 4500 deri në 5000 kilogramë për hektar, një rezultat që vlerësohet si i mirë nga autoritetet bujqësore.

Fushata ka përfshirë pothuajse të gjitha fshatrat e komunës dhe është bërë me angazhimin e një numri të mjaftueshëm të autokombajnave. Çmimi për korrje-shirje është caktuar në 130 euro për hektar, pas koordinimit mes Ministrisë së Bujqësisë dhe drejtorive komunale.

Drejtoria e Bujqësisë njofton të gjithë fermerët dhe pikat grumbulluese të grurit që, gjatë pranimit të sasisë së dorëzuar nga fermerët, në kuponët apo faturat përkatëse të shtohet edhe numri identifikues i fermerit (NIF), në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe gjurmueshmëri në proces.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë