Nënë e bir dyshohen se tentuan ta vrasin një burrë afër Klinës – viktima përfundon në spital me plagë nga thika

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Bokshiq të Klinës, ku një burrë ka përfunduar në spital me plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është M.B., 53 vjeç, i cili është therur me thikë dhe ka kërkuar ndihmë në QKMF-Klinë, prej nga është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Sipas deklarimeve të tij, ai dyshon se është sulmuar nga një 21 vjeç dhe nëna e tij.

Të dyshuarit janë paraqitur në Stacionin Policor dhe janë marrë në pyetje nga njësia e hetimeve, ndërkohë që edhe hetuesit rajonalë nga Peja kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë