Labinot Halilaj godet strukturat e partisë në Drenas: Boll më me emërime dhe privilegje!

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Labinot Halilaj, ka dalë me një reagim të fuqishëm ndaj mënyrës se si funksionon partia në këtë komunë. Ai ka kritikuar ashpër emërimet, privilegjet dhe mungesën e meritokracisë brenda degës lokale.
Statusi i plotë:
A e dini?
• A e dini se në Degën e Drenasit ka njerëz që gjithmonë i kanë kontribuar partisë vetëm nga pozitat e privilegjuara?
• A e dini se ata kurrë nuk kanë ardhur nga baza, por gjithmonë janë emëruar?
• A e dini se janë të njëjtit që imazhet dhe punën e të tjerëve i kanë shfrytëzuar për poena të vet politik?
• A e dini se janë dhjetëra e qindra aktivistë të devotshëm që kanë sakrifikuar shumë më tepër për partinë, por nuk janë askund?
• A e dini se në Degën e Drenasit fjala meritokraci as që ekziston – e lëre më të zbatohet?
• A e dini se luftën e vetme që dinë ta bëjnë është ajo ndaj bashkëpartiakëve, ndërsa para kundërshtarëve politik sillen si frikacakë?
• A e dini se edhe pse mbajnë diploma universitare, në mendje janë analfabetë?
• A e dini se për interesa personale kanë bashkëpunuar edhe me kundërshtarët më të mëdhenj të PDK-së?
• A e dini se për ta, asgjë tjetër nuk ka vlerë më shumë se interesi i vet personal?
• A e dini se, për çfarëdo pozite me rëndësi, gjithmonë janë po të njëjtit që i shihni aty?
E duhet ta dini se është bërë boll e nuk shkon kështu!