Biznesmenët më të fuqishëm të Drenasit i japin mbështetje të plotë Ramiz Lladrovcit: “Qëndrojmë fuqishëm përkrah teje!”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një takim informues me biznesmenët më të fuqishëm të komunës, për të ndarë zhvillimet më të fundit komunale dhe planifikimet për të ardhmen.
Në këtë takim, Lladrovci njoftoi për vendimin e Degës së PDK-së lidhur me listën për Kuvendin Komunal, si dhe për projektet kapitale që janë në zhvillim apo të planifikuara. Ai theksoi se Drenasi është sot një punishte e madhe në të gjithë sektorët, duke shtuar se ky përshkrim nuk lidhet me fushatën, por me përkushtimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
“Barazia para ligjit është e garantuar dhe për këtë nuk marr leje nga askush. Përkrahja që po marr nga biznesmenët e komunës është motiv i madh për të vazhduar me qeverisjen tonë të mirë, transparente dhe llogaridhënëse,” u shpreh Lladrovci.
Përfaqësuesit e bizneseve dhanë përkrahjen e tyre të plotë për angazhimet e tij, duke garantuar qëndrueshmëri dhe mbështetje në çdo rrethanë për performancën e shkëlqyer të Komunës së Drenasit, të vlerësuar edhe nga faktorët vendorë e ndërkombëtarë.
.
.
.