Beqir Kiqina kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Drenasit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të zyrtarizohen të gjitha kandidaturat për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Burime të DrenicaOnline brenda AAK-së konfirmojnë se kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit do të jetë Beqir Kiqina. Ky i fundit është pjesë e AAK-së prej vitesh dhe mban disa mandate si asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit. Kiqina njihet si një zë aktiv në skenën politike lokale dhe një emër me potencial të madh në garën për kryetar.
AAK ka bërë tashmë publike një pjesë të kandidatëve për komunat kryesore të vendit, ku në ato që aktualisht udhëhiqen nga kjo parti – Gjakovë, Klinë, Suharekë, Rahovec dhe Deçan – kryetarët aktualë do të kërkojnë edhe një mandat tjetër.
Ndër kandidatët e tjerë të emëruar nga AAK janë:
Ali Berisha – Pejë
Bekë Berisha – Prishtinë
Nazim Gagica – Gjilan
Besnik Krasniqi – Prizren
Xhemile Murati – Ferizaj
Qazim Nimani – Mitrovicë
Faton Jakupi – Kamenicë
Agron Kuçi – Junik
Ukë Blakaj – Istog
Vildane Latifi – Fushë Kosovë
Baki Feta – Podujevë
Labinot Bislimi – Viti
Ilir Tasholli – Lipjan
Zyrtarizimi i këtyre emrave pritet të forcojë pozicionin e AAK-së në garën për pushtetin lokal.